Institucioni parashkollor "Fridrih Frobel", Prizren
Appearance
Institucioni parashkollor "Fridrih Frobel" në Prizren ka qenë një institucion i arsimit parashkollor që ka vepruar në qytetin e Prizrenit nga viti 1907 e deri në vitin 1934. Në këtë institucion është bërë edukimi i fëmijëve të moshës parashkollore. ai është themeluar në Prizren më 1907 nga motrat Mikelangjela dhe Sapienca Çoba nga Shkodra, me përkrahjen dhe ndihmën e Austro Hungarisë. Ishte kopsht për fëmijët prej moshës 3 - 7 vjeç, me qëndrim gjysmë ditor. Punonte në dy ndërrime. Programi i punës edukative përfshinte ushtrimet e të folurit, lojëra, këngë etj. Edukimi u zhvillua në gjuhën shqipe ndërsa institucioni ka funksionuar deri në vitin 1934. Institucioni mbante emrin e pedagogut gjerman Fridrih Frobel (Friedrich Fröbel). [1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 674. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.